Subscribe

Pas sulmit terrorist vdekjeprurës në Zelandën e Re, ku u vranë  50 persona, Turqia ka nisur nje aksion kundër islamofobise. Zëvendëspresidenti turk  Fuat Oktay dhe Ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu i bënë thirrje botës që të ndalë promovimin e gjuhes qe nxit urrejtjen.

Nga Zelanda e Re, Shefi i diplomacise turke njoftoi  mbajtjen e nje takimi urgjent te ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

 

MEVLUT ÇAVUSOGLU

MINISTER I JASHTEM I TURQISE

Myslimanët si në Zelandën e Re dhe në të gjithë botën janë jashtëzakonisht të paqetë me rritjen e islamofobisë dhe racizmit. Ne do ta ngejmë këtë çështje në të gjitha platformat, duke përfshirë edhe OKB-në.

 

Edhe ambasadori i Turqise në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk denoi aktin ndersa kerkoi qe veprime te tilla te shemtuara të mos trajtohen me dyfytyrësi.

 

MURAT AHMET YORUK

AMBASADOR I TURQISE NE SHQIPERI

Ne punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe, pra ne ndjenjat fetare dhe kombetare. Nuk ka dallim midis terrorizmit te mire dhe të keq. Është shume e dëmshme ajo qe ndodhi ne Zelandën e Re ku besimtarët ndërsa luteshin u ekzekutuan në mënyrë barbare dhe është e pamundur të justifikohet me mënyra të ndryshme ky akt. Përpjekja për ta luftuar terrorizmin me dyfytyrsi dhe hipokrizi nuk mund të sjellë progres.

 

Akti terrorist në Zelandën e Re rriti nivelin e alarmit në gjithë botën, vecanërisht në objektet e kultit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *