Kombëtarja e femrave të basketbollit ka nisur në mënyrën më të keqe kualifikueset për Kampionatin Europian 2023.

 

Kuqezinjtë u turpëruan në Poloni me rezultatin e thellë 125 – 19 në një ndeshje pa histori.

 

Që në fillim diferencat u panë dukshëm me vajzat kuqezi që lanë shumë hapësira ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 38-9, atje ku u dallua Qose me 5 pikët e saj, apo dy pikët e Lugaj e Verri.

 

Edhe perioda e dytë nuk kishte ndryshime, Polonia kryesoi me rezultatin  76-13.

 

Në pjesën e mbetur rezultati u thellua më shumë  me polakët që nuk kishin mëshirë dhe ushtronin presion të vazhdueshëm përballë një tifozerie të zjarrtë. Me një Shqipëri të lodhur, Polonia triumfoi me rezultatin final 125-19.

 

Një ndeshje për t’u harruar sa më shpejt nga kombëtarja shqiptare, e cila në total,  realizoi një gjuajtje për tre pikë, 7 për dy pikë dhe vetëm dy gjuajtje të lira.

 

Shqipëria është në një grup të vështirë, ku dallohet Sllovenia e Turqia, ndërsa duelin e radhës e ka përballë sllovenëve në shtëpi më datën 14 nëntor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *