Një grup protestuesish janë zhvendosur në zonën e Mylsym Shyrit në Tiranë. Ata dëgjohen teksa ftojnë qytetarët e ulur nëpër lokale që t’iu bashkohen në protestën kundër rritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe burimeve të energjisë.
Situata aktualisht shfaqet e tensionuar. Protestuesit janë përplasur me uniformat blu. Këta të fundit kanë ndërhyrë për të shpërndarë grupin e protestuesve që nuk pranuan të largoheshin nga rruga, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.