Për të katërtën ditë me radhë, Shqipëria regjistron më shumë se 20 raste me koronavirus.

Shumë shqetësues është fakti që covid 19 është transferuar në disa qytete të vendit që deri tani kishin qënë të pastërta.

Mes tyre, Lushnja me 4 raste të reja të gjitha të importuara nga rastet e fundit në Tiranë, si dhe Mati me 6 paciente të rinj, kontakte të një të moshuari të shtruar në Tiranë.

Shqetësim paraqet sot edhe Saranda, ku është regjistruar gjithashtu një paciente me covid 19.

Bëhet fjalë për një shtetase nga Ukraina e cila ndodhet në prej muajsh në Shqipëri.

Ajo është transferuar ditët e fundit për pushime në Sarandë bashkë me partnerin e saj.

Gruaja ka pasur shenja klinike dhe rezultuar pozitive në testin anti-Covid 19. Tashmë ka nisur gjurmimi I kontakteve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *