E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Turistja rrëzohet në një zonë malore të Shkodrës/ Thyen dorën dhe këmbën, policia e nxjerr nga gremina

Një turiste gjermane, që shoqërohej nga një turist tjetër, është rrëzuar dhe dëmtuar gjatë eksplorimit të një zone malore në Shkodër, të quajtur “Kodër Kunje”.

 

Policia bën me dije se janë njoftuar nga një banor i zonës për ngjarjen e ndodhur dhe pasi kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur turisten gjermane, e cila kishte thyer dorën dhe këmbën.

 

Reklamë

Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo u transportua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e duhur, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane që ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër, në vendin e quajtur “Kodër Kunje”.

 

Menjëherë pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga një banor i zonës, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, për një turiste gjermane që kishte rrëshkitur në terren malor në vendin e quajtur “Kodër Kunje”, njësia administrative Shosh, bashkia Shkodër, dhe nuk lëvizte dot pasi kishte thyer këmbën dhe krahun, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt këtij vendi, për t’i ofruar ndihmë turistes.

 

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë transportuar turisten gjermane dhe turistin tjetër që e shoqëronte, nga terreni ku ndodheshin deri në Prekal, në rrugën automobilistike, ku më pas turistët janë marrë nga shërbimet e ambulancës. Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.    

 

Turistët gjermanë kanë falënderuar banorët e zonës, shërbimet e Policisë dhe ekipin mjekësor, për ndihmën që iu dhanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë