Një incident me mjet lundrues ka ndodhur në plazhin e lagjes nr. 13 në Durrës, ku një pushuese 61-vjeçare është dëmtuar lehtë pasi u godit aksidentalisht nga një Jet Ski.
Sipas Policisë, mjeti lundrues drejtohej pa leje nga shtetasi gjerman A. N., 22 vjeç, ndërsa ishte në pronësi të A. T., 48 vjeç, banues në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj të dy personave.
Pushuesja S. O., 61 vjeçe, është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja po hetohet për shkelje të rregullave të sigurisë në plazhe dhe përdorim të paautorizuar të mjeteve lundruese.
/vizionplus.tv





