Subscribe

 

Heqja e masave kufizuese dhe hapja e kufijve ka rritur numrin e turistëve të huaj në Parkun Kombëtar të Valbonës. Natyra dhe gastronomia e mrekullueshme për vizitorët janë dy nga asetet që e bëjnë të mahnitshme këtë zonë.

“Është shumë këndshëm. Na pëlqeu shumë. Malet e bukura, ushqimi gjithashtu. Dhe lumi i Valbonës është shumë i këndshëm. Ne do të udhëtojmë në Jug dhe do të vizitojmë Gjirokastrën, dhe Butrintin.”

“Unë jam nga Gjermania dhe po kalojmë disa ditë pushimi në Shqipëri. E duam shumë pamjen këtu, veçanërisht në Valbonë. Nuk jemi njerëz që pëlqejnë qytetet. Ushqimi është shumë i mirë.”

“Unë mendoj se është e rrezikshme, pasi ka shumë borë në male. Ne i njohim vështirësitë e maleve dhe jemi të kujdesshëm. Nuk ka borë në këtë anë, por kur kalon për Theth, ka borë në rreth 1600 apo 1700 m lartësi.”

“Kemi vizituar për dy ditë Kroacinë, Splitin, Dubrovnikun dhe pastaj arritëm në Shkodër. Shumë interesant. Ushqimi shumë i mirë, pamja e mrekullueshme dhe kemi qëllim të zbresim poshtë në Shqipërinë e Mesme dhe në fund të udhëtimit tonë të kalojmë disa ditë në Jug.” – u shprehën turistët.

Por,shqetësimi i këtij viti për pronarët e bujtinave janë çmimet që kanë pësuar rritje të ndjeshme.

 

“Sivjet me mirë. Por tek çmimet meë duket rritja e panevojshme. Unë nuk jam ekspert ekonomie por më duken pa logjikë. Me 550 lek po marrim kg e mishit. Nuk kemi bërë rritje fare”.- pronari i një bujtine, Hajredin Selimaj.

 

Kemi shume rezervime. Asnjë rritje se nuk duam te largojmë vizitoret.- tha një tjetër pronar bujtine, Arjan Shqerukaj.

 

Për autoritetet ky sezon turistik pritet të ketë një dyndje të madhe të vizitorëve në Luginën e Valbonës dhe Alpet Shqiptare.

 

“Ka pasur turistë gjithë dimrin. Ne si Bashki do mundohemi te krijojmë kushte sa më të mira që të kemi turiste si në dimër e vere”– tha Kryetati i Bashkisë Tropojë.

 

Parku Kombëtar i Valbonës vitin e kaluar u vizitua nga afro 124 mijë turistë vendas e të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *