Subscribe

Të paktën deri në mesin e tetorit Shqipëria do të vijojë të vizitohet nga turistë të huaj që mbërrijnë në vendin tonë me chartera.

 

Në ndryshim nga një vit më parë, sipas tur-operatorëve, ka një shtim të fluturimeve me charter në numër, ka ndryshuar edhe harta gjeografike nga vijnë.

 

 

RRAHMAN KASA

UNIONI TURISTIK SHQIPTAR

“Charteri i fundit largohet në datën 10 tetor. Jemi me kapacitet të plotë për momentin. Pas datës 10 tetor, do të reduktohen disa, por jo që nuk do të vazhdojë procesi. Ka një rritje të konsiderueshme sepse nëse një kompani vitin e kakluar ka pasur 28 fluturime charter, këtë vit ka 34. Kjo i përgjigjet trendit të rritjes nga viti i kaluar në këtë vit.”

 

BESNIK VATHI

SHOQATA E TUR-OPERATOREVE

“Charterat kryesisht kanë pasur ardhje nga Evropa Lindore dhe Veriore. Charterat po vijnë edhe nga zonat e tjera, janë në diskutime më shumë sesa në Evropë tashmë. Po kalohet edhe nga Lindja e Mesme apo Azia Jugore që është më pranë Evropës. Fluturimet charter janë një realitet që e bëjnë Shqipërinë si destinacion për pushime gjatë sezonit veror dhe kjo, krahas rritjes së aeroporteve në vendin tonë, do të ketë edhe zgjerim të gjeografisë dhe të destinacioneve në Shqipëri. Sepse fluturimet charter përgjithësisht ofrojnë fluks në afërsi të aeroportit. Ulet numri i fluturimeve gjatë shtator-tetor, por vazhdojnë deri në fund të tetorit.”

 

Turistët që vijnë në grupe të organizuara në shtator-tetor e vizitojnë Shqipërinë qoftë për bregdetin, ashtu edhe për zonat malore apo për të njohur historinë e kulturën.

 

 

RRAHMAN  KASA

UNIONI TURISTIK SHQIPTAR

“Tani është sezoni i plazhit dhe normalisht që shumica janë turistë që vijnë për bregdetin shqiptar, por ka edhe një numër shumë të madh që vijnë për turizëm në alpe apo për kulturë. Për sezonin e vjeshtës, tetor-nëntor, janë round-tripe, që vijnë për grupe kulturore, që qarkullojnë në Shqipëri për të parë site arkeologjike.”

 

BESNIK VATHI

SHOQATA E TUR-OPERATOREVE

“Pushimet bëhen kryesisht në plazhe, mund të ketë pushues edhe në zona të tjerë, por janë kryesisht në plazhe. Ndërsa lëvizjet për ture historike, kulturore apo lëvizje aktive janë më shumë në pranverë dhe vjeshtë dhe janë kryesisht në të gjithë Shqipërinë sepse përfshijnë qytete dhe zona të ndryshme. Nëse e formojmë me kurbë, kurba e turizmit bie në muajt shtator-tetor dhe ka rritjen e saj turizmi historik-kulturor. Ky i fundit është me grupe të organizuara apo minigrupe dhe shumë më pak individual.”

 

Pavarësisht vitit të mirë turistik, sipas tur-operatorëve nuk mund të flitet ende për turizëm gjithëvjetor sepse në Shqipëri mbizotëron turizmi i plazhit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *