Subscribe

Vlora vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i turistëve të huaj. Pavarësisht motit të ftohtë në këto ditë shtatori, dhjetëra turistë nga Bjellorusia e Ukraina kanë MBUSHUR plazhet në zonën e Ujit të Ftohtë.

 

Ata thonë se janë të mahnitur nga bukuritë shqiptare ndërsa kanë folur dhe për situatën e tensionuar në Bjellorusi, ku prej afro një muaj po zhvillohen protesta masive kundër presidentit Lukashenko.

 

 

TURISTE

 

Jam nga Bjellorusia,vij për herë të parë. Edhe pse vjeshtë më pëlqen deti dhe natyra .Edhe pse në pandemi nuk kam frike nga Covid. Nuk dua të bej koment për Lukashenkon.

 

Është shume bukur  këtu. Vij për herë të parë dhe çdo gjë është një mrekulli.Nuk kam frike nga covid, pasi i marr masat. Unë nuk jam kundër presidentit. E dua shumë vendin tim…do të vij përsëri në Vlorë.

 

TURISTE

Po kalojmë  shumë mirë këtu në Vlorë.  Edhe pse nuk kuptojnë rusisht njerëzit  këtu sillen shumë mirë me ne. Është bukur, deti, natyra. Do të vij përsëri  në Vlore. Nga Covid…jo nuk kam frike se kujdesem si me distancën apo dhe larjen e duarve. Në Bjellorusi bëjmë një jetë të mirë, ndaj nuk kam pse protestoj ndaj Lukashenkos. 

 

 

Unë jam nga Kiev,Ukraine. Vij për herë të parë në Vlorë, por në Shqipëri është vizita e dytë. Kam ardhur më herët me ekskursione me të tjerë, jemi kënaqur. Po mësojmë pak nga pak historinë e Shqipërisë. Kam qenë edhe në Dhërmi. Përshtypje më ka lënë Qendra historike e qytetit të Vlorës …Do të vij përsëri .Kam frike  nga Covid, por kujdesem .

 

Në këto ditë vjeshte, me përjashtim të turistëve të huaj, ata vendas thuajse i kanë braktisur plazhet, kjo edhe për shkak të uljes sw lehtw tw temperaturave.

Ndërkohë autoritetet prej kohësh po përpiqen që ta zgjasin sezonin e plazhit edhe gjatë muajit shtator e atij tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *