Muaji dhjetor ka shneuar katërfishimin e numrit të turistëve në Turqi pas zhvlerësimit rekord me rreth 40 % të monedhës kombëtare kundrejt dollarit dhe euros, vetëm këtë vit.

 

Një nga tregjet e qytetit turk, Edirne është pushtuar nga blerësit bullgarë, ndalesa e parë e të cilëve eshte në pikat e shkëmbimit të valutës. Ata hyjnë në Turqi nëpërmjet kufirit perëndimor të vendit.

 

Hatice Ahmedova

Turiste bullgare

 

“Jemi nisur me autobus rreth orës 03:00 të mëngjesit. Jemi një grup i vogël. Nuk pritëm shumë në kufi. Pasi mbërritëm në Edirne këmbeva 200 leva dhe vlenin 1150 lira, është shumë mirë për ne”.

 

Turqia po përjeton një krizë ekonomike me shifra zyrtare të inflacionit mbi 21%.

 

Parimet ekonomike sugjerojnë se inflacioni mund të ulet duke rritur normat e interesit, por presidenti Erdogan mbështet të kundërtën.

 

Programi i tij i ri ekonomik, parashikon kredi me norma të ulta interesi, eksporte të larta e rritje të madhe ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *