Duke qenë se situata epidemiologjike në Shqipëri është përmirësuar, kryetari i Unionit Turistik, Rrahman Kasaj kërkon të lehtësohen edhe më tej masat, në funksion të turizmit.

 

Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Kasaj tha se ka ankesa të shumta nga turistët se nuk argëtohen aq sa duan për shkak të orës policore dhe ndalimit të muzikës.

 

“Tani është koha që të vazhdojmë me heqjen plotësisht të masave kufizuese, në mbështetje të turizmit. Të hiqet ora policore, edhe shtetet fqinje po e heqin. Edhe muzika nëpër lokale të lejohet. Kemni patur shumë ankesa nga turistët sepse pretendojnë se nuk zbaviten, nuk argëtohen sepse muzika ndalohet në orën 22.00. Ne kemi kërkuar shtyrien së paku me dy orë dhe heqjen e porës policore sepse COVID-19 nuk është se bën pushim ditën dhe del natën. Shqipëria ka shumë pak numra dhe situata është përmirësuar ndjeshëm. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm që duhen respektuar protokollet.”

 

Sa i takon vaksinimit, Rrahman Kasaj u shpreh se ky proces ka krijuar një imazh shumë pozitiv te vendet e huaja. Pritshmëritë për turizmin bregdetar këtë vit, shtoi ai, janë shumë të mira.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *