Kryeministri Rama ndodhet në Britani, pasi pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë aty prej kohësh.
Pak minuta para se të mbajë fjalën e tij, kreu i qeverisë ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale.
Lexo edhe :
“Emocion kuqezi pak minuta përpara takimit kuqezi”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë do të takohet në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, me shqiptarët e diasporës, një sallë e cila ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruajti më herët Rama në rrjetet sociale.






