Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe.
Kreu i qeverisë do të takohet në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, me shqiptarët e diasporës, një sallë e cila ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh.
Lexo edhe :
Related Posts
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë po vetë kreu i qeverisë ka publikuar mbrëmjen e djeshme pamje nga salla ku do të mbahtet takimi ndërsa shkruan se çdo gjë është gati.
“Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”, u shpreh ai.
Rama theksoi se takimi me emigrantët në Londër është rruga drejt Shqipërisë 2030.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Londër, e diel 24 nëntor, ora 12:00″, shkruan Rama.
Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA. /vizionplus.tv







