E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tuneli i Murrizit pa energji elektrike, gazrat e tymrat e makinave kthehen si mjegull, rrezik për shoferët

Në tunelin e Murrizit, i gjatë afro 3.8 kilometra është ndërprerë energjia elektrike, duke bërë që gazrat e tymi që çlirohet nga makinat të mbetet brenda.

Jo vetëm errësira është problem, por mospastrimi i ajrit pasi edhe dy ventilator që viheshin në punë për filtrimin e ajrit, nuk janë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Kjo situatë, mund të jetë një rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe një burim i madh aksidenti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë