E shtunë, 21 Nëntor 2026 Parajsa deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Tu si que vales”, performanca interesante në natën e parë

Tu si que vales ka nisur rrugëtimin artistik në Vizion Plus. Surprizues që në minutat e para me prezencën dhe shkëlqimin e këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe aktorit Florian Agalliu dhe nën petkun e prezantueseve, u shua edhe misteri i çiftit që mediat kërkuan të zbulonin për ditë të tëra. Por të gjithë sytë ishin tek juria, pas çdo performance. Risia e këtij edicioni të dytë ishte Kastriot Çaushaj, rektori i universitetit të arteve. Nuk munguan që në puntatën e parë interpretime që kalonin pritshmëritë, e që duartrokitjet e publikut e shtynë jurinë në një vendimmarrje ndryshe. Më të mirët e meritojnë finalen, e ndërsa perfomanca të tilla prezantohen që në puntatën e parë atëherë bëhuni gati, pasi çdo të enjte tu si Que Vales premton edhe më shumë spektakël.

 

Më shumë video

Reklamë