Subscribe

Kryeministri grek u shpreh mbështetjen e Shqipërinë dhe Maqedonine per anëtarësimin e tyre në bashkimin Europian.

 

Nga Varna e Bullgarise Aleksis Cipras tha se e veshtiresite ne negociatat me fqinjet kane qene te medha por tashme bisedimet jane ne rruge te mbare.

 

ALEXIS TSIPRAS

KRYEMINISTER I GREQISE

 

Katë vite më parë presidenti Junker deklaroi se nuk do të ketë perspektivë për anëtarësimin në BE për pesë vitet e ardhshme. Më pas në verën e vitit 2017 ishte një vit shumë i vështirë për rajonin, kriza të rënda politike në Shqipëri dhe në Ish republikën jugoslllave të Maqedonisë. Këto vështirësi vijuan me presidencën shumë të seksesshme të Bullgarisë. Të cilën ne e kemi quajtur presidenca ballkanike.Folëm edhe për presidencën e ardhshme të Rumanisë e cila do të drejtojë një periudhë të re për perspektivën europiane të vendeve të ballkanit perëndimor.Biseduam dhe për marrëveshjen e Prespës e cila do të sjellë benefite të shumta në rajon.

 

 

Shefi i qeverise greke u ndal edhe tek dialogu mes Prishtines dhe Beogradit.

 

 

Sot diskutuam për perspektivën europiane të gjithë vendeve të ballkanit, por veçanërisht të Serbisë.Mbështetëm përpjekjet e rëndësishme të presidentit vuçiç me dialogun  e rëndësishëm me prishtinën. Të mos njihemi si një rajon tensionesh por si një rajon bashkëpunimesh

 

Në Varna u zhvillua takimi mes kryeministrave të Bullgarisë , Greqisë dhe Rumanisë ndersa mori pjese edhe presidentit serb.  Në këtë samit qe u mbajt për herë të pestë u diskutua për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, të vendeve te rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *