Marigona Osmani ishte rrahur në mënyrë barbare nga na e partnerit të saj Dardan Krivaqa. Xhaxhai i 18 vjecares tha se ajo që Dardani I ka bërë vajzës nuk mund ti bëhej as hasmit.

“Fytyrën e saj dhe trupin se çka i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat.Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje”,tha Remzi Osmani. deklaroi Remzi Osmani.

Xhaxhai i viktimes kërkoi drejtësi për ngjarjen e tmerrshme, ndryshe la të nënkuptohej se do të veprojej sipas kanunit.

Ai shprehet se shpreson që drejtësia të funksionojë dhe autori të marrë dënimin e merituar.

“Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi”.

Marigona Osmani kishte disa muaj që ishte martuar ne Dardan Krivaqin. Mirëpo xhelozia e këtij të fundit ka bërë që ai të masakronte fizikisht 18 vjecaren dhe më pas e braktisi bashkë me një shokun e tij në dyert e spitalit të Ferizaj, ndonese dyshohet se ajo kishte vdekur para se te dergohej atje. Të dy djemte u arrestuan nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *