Policia e Shtetit dha detaje në lidhje me hetimet dhe operacionet per gjetjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha I zhdukur prej disa ditësh.

 

Forcat e rendit bëjnë me dije se qente e gjurmës gjeten në Qafë-Mollë trupin e viktimes që ishte hedhur në një gremine dhe i mbuluar me zhavor dhe gurë.

 

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

 

Policia shton se është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

 

Ruzhdi Hoxha ishte biznesmen I një pikë inertesh në zonën e Kamzës, por ende nuk dihet lidhja e tij konkrete me përsonin që dyshohet se e ka vrarë Fredi Rrushi, nëse bëhet fjalë për cështje biznesi apo trafik droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *