Trupat e 64 ushtarëve të rënë ukrainas janë riatdhesuar në Ukrainë në këmbim të eshtrave të personelit ushtarak rus që vdiq në vend. Lajmi njoftohet nga Agjencia Koordinuese e Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

 

Zyrtarët ukrainas tani do t’i çojnë trupat e anëtarëve të shërbimit në institucionet shtetërore për provime mjeko-ligjore, tha agjencia në një deklaratë.

 

Që nga fillimi i luftës, të paktën 1,896 trupa të anëtarëve të shërbimit ukrainas janë riatdhesuar, shkruan CNN.

 

Agjencia koordinuese negocion gjithashtu shkëmbime që përfshijnë të burgosurit e luftës. Sipas zyrës së presidentit ukrainas, në një shkëmbim të tillë u liruan 22 robër ukrainas nga Rusia në gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *