Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“Trump Tower” në Moskë? Avokati Cohen: Bisedimet me rusët para fushatës

29 Gusht 11:33

Michael Cohen, avokat i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në deklaratën dhënë për hetuesit e Kongresit, ka zbuluar se Organizata Trump kishte zhvilluar negociata për ndërtimin e objektit, Trump Tower, në Moskë, para se zoti Trump kishte zhvilluar fushatë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2015 dhe në fillim të vitit 2016, kanë raportuar dje mediat amerikane.

 

Sipas agjencisë Associated Press, gazetës New York Times, rrjetit ABC News, dhe mediave të tjera, që thonë se kanë siguruar kopje të deklaratës dhe emaila, zoti Cohen, që në atë kohë ishte shef i juristëve në Organizatën Trump, në deklaratën e shkruar në dy faqe për Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, tha se marrëveshja kishte arritur në shkallën “letra e qëllimit”, por përfundimisht ishte braktisur “për shkaqe të ndryshme biznesore”.

 

Projekti i objektit, Trump Tower, në Moskë nuk ishte i “ndërlidhur” me fushatën presidenciale të zotit Trump, e kanë cituar mediat avokatin Cohen, por ai tha se personalisht i kishte treguar Trumpit për propozim “në tri raste” dhe se Trump në tetor të vitit 2015, e kishte nënshkruar letrën e qëllimit, që nuk është dokument obligues, për ndërtimin e një kompleksi të hoteleve.

 

Zoti Cohen tha, po ashtu, se i ka dërguar email Dmitry Peskovit, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke kërkuar ndihmë për këtë marrëveshje, bazuar në ndërmjetësuesit rus, Felix Sater, i cili ka pretenduar se ka lidhje me Kremlinin, kanë raportuar mediat.

 

Komiteti i Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese është njëri prej disa paneleve të Kongresit amerikan, që zhvillojnë hetime për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe nëse ka pasur koordinim ndërmjet Rusisë dhe fushatës Trump.

 

Në përgjigje të raporteve për deklaratën e zotit Cohen, Organizata Trump ka konfirmuar se në tetor të vitit 2015 ishte nënshkruar një letër e qëllimit në Moskë, me kompaninë, I.C. Expert Investment Co., për ndërtim të objektit, Trump Tower, në Moskë.

 

Kompania tha se ishte tërhequr nga marrëveshja e licensuar për shkak se “nuk ishte e avancuar në mënyrë të rëndësishme” dhe se nuk ishte materializuar trolli dhe financat gjatë negociatave. Ajo tha, po ashtu, se Trump kurrë nuk ka paguar kurrfarë shume të të hollave, që do të ishte pjesë e marrëveshjes…

“Të jemi të qartë, Organizata Trump, kurrë nuk ka pasur pronë të patundshme ose interesa në Rusi”, tha kompania.

 

E përditshmja, Washington Post, ka raportuar së pari më 27 gusht për letrën e qëllimit për ndërtim të objektit, Trump Tower.

 

E përditshmja tjetër, New York Times, dje e para raportoi për ndërmjetësuesitn Sater, për të cilin thotë se duket se ka theksuar në një email, se marrëveshja për patundshmëri do të mund ta ndihmonte zgjedhjen e Trumpit për president.

 

“Djaloshi ynë mund të bëhet president i Shteteve të Bashkuara dhe ne mund ta projektojmë këtë”, është cituar Sater se ka shkruar në një email dërguar zotit Cohen dhe ka shtuar se “unë do t’i sjelli të gjithë në ekipin Putin të hyjnë në këtë dhe unë do ta menaxhoj këtë proces”.

 

Felix Sater, një imigrant rus, është cituar se ka thënë se ishte i gatshëm për financim të marrëveshjes Trump Tower me VTB Bank, që është një bankë ruse nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Zoti Sater është cituar të ketë thënë gjatë një ceremonie në Moskë se “do ta sjell Putinin në këtë program dhe do ne do ta kemi të zgjedhur Donaldin”.

 

Në deklaratën e tij dyfaqëshe për Komitetin e Inteligjencës së Dhomës Përfaqëuese, mediat raportojnë se Cohen ka pretenduar se i ka shkruar zotit Peskov, pasi Sater ka sugjeruar për ta bërë këtë gjë, meqë “propozimi do të kërkoj miratime brenda Qeverisë së Rusisë, që ende nuk janë dhënë”.

 

Cohen tha se ai nuk ka kërkuar kurrfarë përgjigje në këtë email, ose për kontaktet e tjera me Peskovin ose me zyrtarët e tjerë qeveritarë, për projektin Trump Tower në Moskë.

 

Në deklaratën e tij në shtyp, Cohen i ka hedhur poshtë pretendimet për marrjen e mbështetjes së Kremlinit për marrëveshje, duke thënë se Sater “ndonjëherë e ka përdorë një gjuhë shumëngjyrëshe, pasi ishte i prirur për tregti”.

 

Zoti Cohen tha se propozimi për hotel luksoz, ndërtesë në bashkëpronësi dhe kompleks të zyrave në Moskë, ishte një prej propozimeve “të panumërta” që organizata Trump i kishte marrë për ndërtime në gjithë botën, raportojnë mediat.

 

Avokati Cohen tha se ai “kishte kryer një punë të kujdesshme” për të përcaktuar nëse marrëveshja ishte e mirë për Organizatën Trump, ndërsa organizata, po ashtu, kishte kërkuar projekte të ndërtesave nga arkitektët dhe kishte mbajtur diskutime preliminare për financim të marrëveshjes, raportojnë mediat. / Radio Europa e Lirë

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Donald Trump Rusi

Nga e njëjta kategori

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht 2026, cilat janë shenjat më me fat

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj arrijnë 2.71 metra gjatësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.