Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres. Takimi vjen pas kritikave të hapura që Trump shprehu ndaj OKB-së.
Gjatë takimit, Guterres theksoi rolin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për OKB-në dhe vlerësoi angazhimin e Presidentit Trump për paqen. “Ne jemi tërësisht në dispozicion për të bashkëpunuar drejt një paqeje të drejtë,” deklaroi Guterres.
Nga ana e tij, Presidenti Trump u shpreh se delegacioni amerikan ishte pritur me “respekt të madh” nga stafi i OKB-së. Ai gjithashtu e mori me sportivitet incidentin me shkallët lëvizëse të prishura që kishte hasur më herët.
“Vendi ynë është 100% në krah të Kombeve të Bashkuara,” tha Trump. “Mendoj se potenciali i OKB-së është i jashtëzakonshëm… Ndonjëherë mund të mos jem dakord me të, por e mbështes plotësisht.”





