Presidenti Donald Trump sulmoi sërish disa media amerikane duke i akuzuar për lajme të rreme ndërsa shtoi dozën e optimizmit për rihapjen e vendit duke thënë se infeksionet e reja janë dukshëm në rënie dhe shumë shtete do të hapen së shpejti.

DONALD TRUMP PRESIDENT I SHBA

“Numri i rasteve të reja pozitive me covid 19 vazhdon të ulet në rang kombëtar, pikat më të nxehta të shpërthimit janë të qëndrueshme dhe kurbat janë në rënie. Kulmi i shpërthimit ka kaluar. Ky trend dëshmon suksesin e strategjisë agresive që kemi zbatuar. Shumë shpejt më shumë shtete do të kenë gati strategjinë e hapjes.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është kritikuar se ka vendosur interesat politike përpara leximit real të situatës së krijuar nga pandemia.

Pas një jave mungesë, në konferencën e përditshme për shtyp, eksperti i shëndetit publik Antoni Fauci u tregua më i kujdesshëm se presidenti duke thënë se heqja dorë nga masat rrezikon një rikthim më të ashpër të sëmundjes.

ANTONY FAUCI EKSPERT I SHENDETIT PUBLIK, SHBA

“Distancimi fizik funksionoi dhe ne tani mund të mendojmë seriozisht për të rihapur Amerikën dhe për këtë arsye kemi vendosur një program shumë të kujdesshëm për këtë fazë. Por lufta me virusin nuk ka mbaruar, duhet të vazhdojmë në një mënyrë shumë të kujdesshme, hapja do të jetë shumë graduale. Nxitimi që kemi për t’iu kthyer normalitetit është i kutpueshëm por edhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë. Dinamika e pandemisë nuk është e njëjtë në të gjitha shtetet.”

Në SHBA janë shëruar vetëm 84 mijë pacientë nga koronavirusi ndërsa numri i viktimave është rreth 48 mijë. 850 mijë persona janë infektuar. Shteti i New Yorkut ku janë infektuar edhe dy mace, po harton strategji të testimit në masë për identifikimine  rasteve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *