E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump reagon pas sulmit terrorist: Verifikim ekstrem për emigrantët!

Presidenti Donald Trump, ka bërë thirrje Departamentit të Shtetit të mbyllë lotarinë amerikane. Ky apel vjen pas sulmit vdekjeprurës në Nju Jork ku mbetën 8 të vdekur dhe 15 të plagosur.

 

Më herët gjatë ditës, Trump urdhëroi Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ashpërsojë masat e verifikimit ekstrem të emigrantëve dhe ndalimit pas sulmit vdekjeprurës.

 

Reklamë

“Ajo e Manhattan-it duket si një tjetër goditje e një individi të sëmurë e me çrregullime të thella”, shkroi presidenti amerikan në twitter. Nuk duhet të lejojmë që ISIS të kthehet apo të hyjë në vendin tonë pasi e kemi mposhtur ne lindjen e mesme dhe gjetkë. Mjaft më.”- thuhet në një tjetër mesazh të tij.

 

Sipas autoriteteve, historia amerikane e autorit të sulmit, fillon në vitin 2010 si ajo e miliona emigrantëve të tjerë për ëndrrën amerikane.

 

29-vjeçari Sayfullo Habibullaevic Saipov, rezident uzbek në Tampa të Floridas, ishte vetëm 22 vjeç kur kishte shkelur në tokën amerikane. Mediat shkruajnë se ai përshkruhej si “shoferi miqësor uzbek”, por u shndërrua në një person agresiv pasi u radikalizua nëpërmjet internetit. Mendohet se sulmuesi nuk ishte i arsimuar mirë dhe nuk kishte dijeni për fenë përpara se të mbërrinte në SHBA.

 

Pak para sulmit, atentatori i Manhattan kishte thirrur “Allahu Ekber” ndërsa e drejtonte kamionin në një korsi biçikletash, ku shtypi çiklistë e këmbësorë, jo larg qendrës përkujtimore të dy kullave binjake. Policia gjeti foto të flamujve të ISIS në kamionin e tij, si dhe shënime të shkruara me dorë ku zotohej për besnikëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë