Trump: Presim një javë të tmerrshme/ Paralajmërimi: “Pearl Harbor” ose “11 Shtatori” i dytë

Në 24 orët e fundit 1200 persona humbën jetën nga koronavirusi në shba ndërsa ekspertët dhe presidenti Donald Trump kanë paralajmëruar se kjo javë do të jetë e tmerrshme pasi pritet kulmi i pandemisë. Shefi i kirurgjisë amerikane, Jeromy Adams i përshkruan 10 ditët e ardhshme si një pearl harbour ose 11 shtator të dytë.
Epiqëndra e sëmundjes vijon të mbetet në shtetin e Neë Yorkut, strukturat spitalore janë të pamjaftushme për të përballuar mbingarkesën ndaj forcat e ushtrisë po ndihmojnë në ngritjenn e spitaleve të improvizuara. Rreth 340 mijë pacientë janë të infektuar me covid 19 ndërsa rreth 10 mijë të tjerë kanë humbur jetën.
Kreu i shtëpsië së bardhë ka bërë të ditur se janë kryer mbi 1.6 milionë testime dhe se më shumë personel mjekësor e furnizime, përfshirë maska dhe ventilatorë, do të dërgohen në shtetet që kanë nevojë te ngutshme për ndihmë.
Edhe një tigër në një kopsht zoologjik në Nju Jork ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Në të gjithë botën më shumë se 70 mijë persona kanë humbur jetën, 1.3 milionë janë infektuar dhe rreth 300 mijë janë shëruar.




