Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë

Vala e emigrantëve afrikanë drejt Spanjës, BE: Kufijtë janë...

Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren, arrestohet bosi...

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të...

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e Kavajës, 6...

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në rajonin e...

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja pse zvarranikët...

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, ajo flet...

Spanja po merr masa për të ndaluar duhanin në...

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime! Evropa kërkon respekt, jo kërcënime

24 Maj 09:42

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50% për të gjitha produktet evropiane të importuara në Shtetet e Bashkuara, shkaktuan reagime.

Retorika e presidentit amerikan, i cili përsëri akuzoi BE-në se është “krijuar për të dëmtuar SHBA-në”, ka shkaktuar trazira në tregje dhe reagime politike, me shumë zyrtarë që paralajmërojnë se një luftë tregtare do të dëmtonte të dyja palët.

Lexo edhe :

Related Posts

BE i përgjigjet Donald Trump: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje që funksionon për dy palët

Trump deklaroi ditën e djeshme se “nuk po kërkon një marrëveshje (tregtare)” me Bashkimin Evropian, të cilin po kërcënon se do ta godasë me 50% tarifa doganore nga 1 qershori.

“Ne përcaktuam kushtet e marrëveshjes. Është 50%” tarifa doganore”, përsëriti presidenti amerikan nga Zyra Ovale, disa orë pas njoftimit të tij për këtë taksë mbi produktet evropiane të importuara në SHBA, në një mesazh në platformën e tij Truth Social.

Trump përsëriti akuzat e tij kundër Bashkimit Evropian, sipas të cilave BE-ja u “krijua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara”.

“Është koha ta luajmë këtë lojë ashtu siç di unë”, shtoi miliarderi republikan, politika e të cilit deri më tani ka konsistuar në kërcënime të forta, të ndjekura pjesërisht nga kthesa 180 gradë, gjithashtu të forta.

Trump e ka sulmuar shpesh Evropën që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë “më të keqe se Kina” në marrëdhëniet tregtare.

Evropa kërkon “respekt, jo kërcënime”

Pas kërcënimeve të Trump, Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian deklaroi se Unioni i 27 shteteve anëtare mbetet i përkushtuar për të arritur një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, por një marrëveshje të bazuar në “respekt” dhe jo në “kërcënime”.

“BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të arritur një marrëveshje që do të funksionojë në dobi të të dyja palëve”, tha Maros Sefcovic, pas një bisede telefonike që pati me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jameson Greer dhe Sekretarin e Tregtisë të SHBA-së Howard Latnick.

“Tregtia midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës është unike dhe duhet të udhëhiqet nga respekti i ndërsjellë, jo nga kërcënimet.”

“Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona”, shtoi zyrtari.

Disa qeveri evropiane iu përgjigjën deklaratave të Trump, duke paralajmëruar se tarifat më të larta do të ishin të dëmshme për të dyja palët.

“Nuk kemi nevojë të ndjekim këtë rrugë”, tha kryeministri irlandez Michael Martin.

“Negociatat janë zgjidhja më e mirë dhe e vetmja rrugë e qëndrueshme.”

Ministri i Jashtëm francez Laurent Saint-Martin theksoi se vendi i tij mbetet në të njëjtën linjë: “Ne duam deeskalim, por jemi të gatshëm të përgjigjemi”.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katharina Reiche, tha se “duhet të bëjmë gjithçka që Komisioni Europian të negociojë me SHBA-në dhe të gjejë një zgjidhje”.

Së fundmi, kryeministri holandez Dick Schoof u tha gazetarëve se ai mbështet strategjinë e BE-së në negociatat tregtare dhe se “kemi parë në të kaluarën që tarifat rriten e ulen ndërsa bisedimet me SHBA-në përparojnë”./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Evrope trump

Nga e njëjta kategori

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë

më shumë...

Vala e emigrantëve afrikanë drejt Spanjës, BE: Kufijtë janë përgjegjësi të përbashkët

më shumë...

Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren, arrestohet bosi i drogës në Meksikë, akuzohet edhe për eliminimin e kryebashkiakut

më shumë...

Temperatura të larta gjatë ditës, qytetet ku do të jetë më nxehtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:58

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues...

8:44

Zjarr në Mallakastër, terreni i vështirë dhe...

8:36

Vala e emigrantëve afrikanë drejt Spanjës, BE:...

8:32

Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren,...

8:13

Temperatura të larta gjatë ditës, qytetet ku...

8:10

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht...

Foto ilustruese
11:01

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi...

10:36

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës...

10:14

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e...

10:05

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në...

9:52

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja...

9:37

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA,...

9:22

Spanja po merr masa për të ndaluar...

8:58

Ministri Nufi nxjerr pamjet: 3 helikopterë në...

8:05

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë...

8:03

Infantino kërkon ndihmën e SHBA për të...

7:42

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve...

7:30

20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik...

7:26

Zjarr i madh në një fshat të...

Më të klikuarat

  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.