Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Trump përplaset me gazetaren për çështjen Epstein: Je më e keqja, nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh (VIDEO)

4 Shkurt 12:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shfaqi hapur irritimin e tij ndaj gazetares së CNN, Kaitlan Collins, për këmbënguljen e saj që ta pyeste mbi çështjen Jeffrey Epstein. Përplasja verbale u zhvillua gjatë një deklarate në Zyrën Ovale dhe përfundoi me komente personale nga Trump, i cili e quajti gazetaren “më të keqen” dhe tha se “nuk e ka parë kurrë të buzëqeshë”.

Debati nisi kur Collins vuri në dukje se Trump po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit nga dosjet Epstein si të dëmshme vetëm për demokratët, ndërkohë që dokumentet e publikuara tregojnë lidhje të Epstein me dy aleatë të tij, Elon Musk dhe sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick. Trump u përgjigj shkurt se, sipas tij, gjithçka ishte në rregull, përndryshe do të kishte pasur “tituj të mëdhenj” në media.

Gazetarja këmbënguli, duke theksuar se shumë gra që kanë rënë viktima të Epstein janë të pakënaqura me mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë ka trajtuar dokumentet e çështjes. Trump tentoi ta mbyllte diskutimin duke thënë se vendi duhet të përqendrohet në çështje të tjera, pasi, sipas tij, nuk ka dalë asgjë inkriminuese për të.

“Çfarë thatë? E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. E dini, ajo është një grua e re. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë të buzëqeshni. Ju njoh prej dhjetë vjetësh. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë një buzëqeshje në fytyrën tuaj. E dini pse nuk po buzëqeshni? Sepse e dini që nuk po thoni të vërtetën”, tha Trump.

.@kaitlancollins is a female version of @Acosta . Amazing that the President of the United States turned on her and CNN right after she brought up The Epstein Files , Musk, Lutnick and survivor concerns (90 seconds) pic.twitter.com/kduktf9k2c

— Jeff Storobinsky (@JeffStorobinsky) February 3, 2026

Kur Collins e pyeti se çfarë do t’u thoshte atyre që ndihen të padrejtësuar, Trump reagoi ashpër, duke e sulmuar personalisht gazetaren dhe duke vënë në dyshim profesionalizmin e saj. Ai u shpreh para ligjvënësve republikanë se CNN është një organizatë “shumë e pandershme” dhe se gazetarja, sipas tij, nuk thotë të vërtetën.

Collins ndërhyri sërish duke sqaruar se pyetjet e saj kishin të bënin me të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein, por Trump vazhdoi në të njëjtin ton të ashpër, duke akuzuar median për mungesë integriteti dhe duke thënë se duhet të turpërohen për mënyrën se si trajtojnë çështjen.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gazetarja trump

Nga e njëjta kategori

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

më shumë...

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.