E diel, 11 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:30 Në vijim ora 02:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump pas telefonatës me Xi Jinping: Do të kemi shumë rezultate pozitive në marrëdhëniet tona, ja çfarë diskutuam

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua sot bisedës telefonike që zhvilloi më herët me homologun e tij kinez, Xi Jinping, duke “konfirmuar” se do të udhëtojë drejt Kinës në muajin prill.

Trump bëri të ditur se në krye të axhendës së diskutimeve me presidentin kinez kanë qenë lufta në Ukrainë, çështja e Iranit, si edhe temat e tregtisë dhe të bashkëpunimit ushtarak.

Reklamë

Presidenti amerikan u ndal veçanërisht te perspektiva e arritjes së një marrëveshjeje, sipas së cilës Kina do të furnizohej me naftë nga Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se gjatë tre viteve të ardhshme të mandatit tim si president do të kemi shumë rezultate pozitive në marrëdhëniet me presidentin Xi,” u shpreh Trump.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë