E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Trump nuk bashkëpunoi me rusët”, Presidenti i ShBA: Hetimi, një akt i paligjshëm që dështoi

“Presidenti Donald Trump, stafi i tij apo ndonjë tjetër i lidhur me fushatën, nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ky është përfundimi i raportit sipas një përmbledhjeje të paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr pasi dokumenti plotë i prokurorit të posaçëm Robert Mueller është dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë.

 

Reklamë

19 avokatë dhe 40 agjentë të FBI-së punuan me prokurorin e posaçëm gjatë hetimit. U lëshuan më shumë se 2.800 thirrje për paraqitje, rreth 500 dëshmitarë u morën në pyetje ndërsa u kryen rreth 500 urdhra për bastisje. Mueller pohoi se hakerat e lidhur me autoritetet ruse kishin qasje në kompjuterë dhe e-maile të demokratëve gjatë fushatës zgjedhore 2016. Prokurori i posaçëm gjithashtu pohoi se ka pasur dy përpjekje kryesore ruse për të ndikuar në zgjedhje.

 

Në një postim në twitter, presidenti Trump shkroi: “Asnjë bashkëpunim i fshehtë, asnjë pengim i drejtësisë, pafajësi e plotë. Le ta mbajmë Amerikën të Madhe”.

 

Ndërsa përpara gazetarëve. Trump u shpreh se hetimi ishte një akt i paligjshëm poshtërimi që dështoi.

 

Megjithatë raporti ngre dyshime dhe nuk është lehtësisht i pranueshëm nga të gjitha palët pasi ka shkaktuar lëkundje në marrëdhëniet politike dhe financiare. Dhoma e Përfaqësuesve votoi njëzëri këtë muaj për një rezolutë e cila kërkonte që raporti i plotë i Mueller të bëhej publik. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov ka reaguar duke thënë se Rusia nuk pranon asnjë përfundim nëse nuk publikohet dokumenti i plotë.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë