Donald Trump ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij në media se ka abuzuar ndaj femrave. Duke folur gjatë një tubimi elektoral në Florida, multimiliarderi ka thënë se deklaratat e Xhesika Lids në “New York Times” janë gënjeshtra.

“Akuzat kundër meje se kam përdorur mënyra të papërshtatshme ndaj femrave duke abuzuar me to janë absolutisht të rreme. Establishmenti politik do te beje çdo gje përfshi dhe gënjeshtrën per te ndikuar ne figurën time, por çdo gjë është e gënjeshtërt.”

Me herët, prestigjiozja “New York Times” publikoi dëshminë e Xhesika Lids, e cila akuzonte Trump se përpara 30 vjetëve e ka ngacmuar atë seksualisht. Kandidati republikan po përballet serish me akuza pas videos se publikuar ne te cilën ai shfaqej duke ofenduar femrat, çka pritet të reflektohet serish në uljen e aksioneve te tij politike ne garën përballe Klinton.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *