Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë...

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të...

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i...

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Trump: Me aleatët deri në fund, rritja e shpenzimeve nga vendet anëtare me 5% arritje e madhe për NATO-n

25 Qershor 14:50

Udhëheqës të 32 shteteve anëtare të Aleancës Veriatlantike kanë marrë pjesë në ditën e dytë të Samitit që mbahet në Hagë.

Fokusi është te një sërë çështjesh të rëndësishme me të cilat përballet Aleanca.

Rritja e investimeve në mbrojtje, një kërkesë e parashtruar nga presidenti amerikan Donald Trump, është tema më e rëndësishme si edhe mbështetja ndaj Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

Në një dalje publike së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, presidenti Trump e vuri theksin pikërisht te rritja me 5% e shpenzimeve të vendeve anëtare.

“Kam vite që po kërkoj të shkojnë në 5%. Dhe tani po shkojnë në 5%, kjo është një rritje e madhe nga 2%, dhe shumë vende as nuk po e përmbushnin atë 2%. Kështu që ky është një lajm shumë i madh”, tha Trump.

Ndërkohë, Rutte, e ka vlerësuar rolin e Trump duke thënë se, pa të kjo nuk do të kishte ndodhur.

“Ne do të vendosim sot të arrijmë në 5%. Kjo është për të garantuar sigurinë tonë dhe për t’u mbrojtur nga kundërshtarët, por edhe për të qenë të barabartë me Shtetet e Bashkuara. Me këtë 5%, evropianët dhe kanadezët do të përputhin shpenzimet e tyre të mbrojtjes me ato të SHBA-ve. Pra, nuk bëhet fjalë që të paguajnë më shumë taksapaguesit amerikanë, por evropianët dhe kanadezët. Kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin Trump. E them publikisht, edhe nëse disa më kritikojnë, por kur flas privatisht me ta, të gjithë më thonë: ‘Ke të drejtë’”, tha Rutte.

Ndërkohë, i pyetur për përkushtimin e tij ndaj Nenit 5 të NATO-s, i cili garanton mbrojtjen kolektive të anëtarëve, Trump u përgjigj shkurtimisht duke thënë:

“Ne jemi me ta deri në fund.”

Trump  foli edhe për armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit, te cilin e quajti një fitore të jashtëzakonshme.

“Gjëja e fundit që duhet të bëjë Irani është rifillimi i programit nuklear. Tani ata duan të rimarrin veten. Irani nuk ka për të pasur një bombë bërthamore. Ishte një fitore e jashtëzakonshme për të gjithë, përfshirë  edhe Iranin. Izraeli u godit rëndë ditët e fundit. Netanyahu duhet të jetë  shumë krenar për veten”, tha Trump.

Presidenti Trump i krahasoi  sulmet ndaj centraleve bërthamore të Iranit me bombardimin e Hiroshimës nga SHBA-të, duke thënë se të dyja i dhanë fund me sukses luftërave.

Sakaq ndërsa u pyet për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky  ai  tha se do të ketë që takim me të për të folur mbi vështirësitë që vendi i tij po kalon.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
NATO Samit trump

Nga e njëjta kategori

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë shtetërore si në vendet e BE

më shumë...

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme të Shqipërisë

më shumë...

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët e Patos-Marinzës marrin 4 milionë lekë për dynym

më shumë...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike në ngushticën Bab el-Mandeb

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:23

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare...

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

2:40

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi...

2:23

Kur e kupton që një djalë të...

2:23

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre...

2:20

Tre shenjat e zodiakut që s’do ta...

2:06

GJKKO në mbrojtje të magjistratëve, padi kundër...

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.