E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump mbërrin në Kapitol, pritet betimi si President i 47-të i SHBA

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, dhe presidenti në ikje Joe Biden mbërritën në Kapitol për inaugurimin e Trump si president i 47 i SHBA-ve.

BBC ka publikuar pamjet nga momenti kur Trump mbërrin në Kapitol për t’u betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur Jay D. Vance dhe Trump do të bëjnë betimin brenda në Kapitol, ndërkohë që Trump do të mbajë fjalimin e tij inaugurues.

Screenshot_3Ceremonia e inaugurimit të presidentit të SHBA-ve, e cila tradicionalisht mbahet jashtë Kapitolit të SHBA, është zhvendosur në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ftohta në vendit, të cilat kanë shkuar deri në minus 13 gradë celcius.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë