E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Lufta do të mbarojë, jam i sigurtë se do ta zgjidhim

Presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nëse kupton se cilat janë “shkaqet rrënjësore” të luftës në Ukrainë, një frazë që përdoret nga Vladimir Putin për të justifikuar pushtimin e plotë të vendit dhe sulmet ndaj qendrave civile.

“Lufta do të mbarojë. Ky zotëri dëshiron ta përfundojë, Vladimir Putin dëshiron ta përfundojë, mendoj se e gjithë bota është e lodhur prej saj, dhe ne do ta çojmë deri në fund,” tha Trump.

Ai deklaroi se ka përfunduar gjashtë luftëra më parë dhe shtoi: “Mendoja se kjo mund të ishte më e lehta, por nuk është e lehta, është e vështirë, ka shumë arsye dhe do të diskutohet gjatë.”

Trump theksoi gjithashtu: “Jam i sigurt se do ta zgjidhim.”

Më herët, kur u pyet rreth deklaratës së Zelenskyy se ishte detyrë e Rusisë të ndalonte luftën, dhe kreut amerikan se ishte detyrë e Ukrainës, Trump tha: “Mendoj se do të kemi një takim trilateral. Nëse gjithçka shkon mirë sot, do të kemi një mundësi të arsyeshme për të përfunduar luftën gjatë atij takimi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë