Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ish-ambasadoren e SHBA-së në Ukrainë, Marie Yovanovitch, për dëshminë e saj në lidhje me hetimet.

 

Në një intervistë për mediat amerikane presidenti Trump ka thënë se  ambasadorja Yovanovitch, për të cilën të gjithë thonë se ishte e mrekullueshme, nuk e ka varur fotografinë time në ambasadë.

 

Presidenti nuk dha detaje të tjera për këtë çështje. Yovanovitch dëshmoi javën e kaluar para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kuadër të hetimeve që po bëhen për shkarkimin e presidentit Trump.

 

Trump akuzohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të zbuluar informacione të dëmshme për njërin nga sfiduesit e tij kryesorë demokratë, Joe Biden, dhe djalin e tij.

 

Trump e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm. Yovanovitch, diplomate e karrierës, është tërhequr nga ambasada amerikane në Kiev në maj, dy muaj përpara telefonatës së Trumpit me Zelenskyn.

 

Yovanovitch ka qenë njëra nga 12 dëshmitarët që kanë dëshmuar gjatë dy javëve të fundit në rastin Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *