Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke nënkuptuar edhe zvogëlimin e fondeve që SHBA kontribuon për këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.

 

Takimi mbahet më 18 shtator dhe pritet të shoqërohet edhe me protesta.

 

Sipas agjencive Reuters dhe AFP, vendet do të ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të organizuar nga zoti Trump, nëse ato e nënshkruajnë deklaratën për mbështetje të përpjekjeve nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, për “inicimin e reformës efektive dhe kuptimplote”.

 

Presidenti Trump është ankuar se pjesa e Shteteve të Bashkuara për buxhetin e OKB-së, është shumë e madhe dhe ka propozuar zvogëlimin e fondeve.

 

Ai e ka përshkruar OKB-në si një “klub i rekreacionit” dhe që nuk ka “rezultate konkrete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *