E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump i kërkoi tu kursehet jeta ushtarëve ukrainas, reagon Putin: Nëse dorëzohen, askush nuk preket

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ëhstë përgjigjur kërkesës së homologut të tij amerikan, Donald Trump, i cili i kërkoi më herët që t’i kursejë jetën e ushtarëve ukraunas në Kursk.

Në reagimin e tij Putin u shpreh se situata ka filluar të lëvizë pas bisedimeve me të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff në Moskë, duke shtuar “le të shohim se çfarë do të ndodhë prej saj”.

“Unë i kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që t’i kursehet jeta. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, u shpreh Trump në Truth Social.

Duke iu përgjigjur komenteve të Trump, Putin u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që të japin urdhër që ushtarët e tyre të dorëzohen.

Ai u shpreh se në rast se ata dorëzohen, Rusia do të garantojë se do t’u shpëtohet jeta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë