E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump i hoqi fondet/ Reagon OBSH: Na vjen keq, koronavirusi nuk njeh popuj

Organizata botërore e shëndetësisë nuk e ka mirëpritur vendimin e presidentit Donald Trump për ndërprerjen e fondeve. Dr. Tedros Adhanom theksoi se puna do të vazhdojë pa frikë ndërsa lufta ndaj koronavirusit kërkon solidaritet.

TEDROS ADHANOM

Reklamë

GHEBREYESUS KREU I OBSH

“Shtetet e bashkuara të amerikës kanë qënë një mik afatgjatë dhe bujar i organizatës dhe shpresojmë se do të vazhdojnë të mbeten kështu. Na vjen shumë keq për vendimin e presidentit Donald Trump për pezullimin e fondeve. Koronavirusi nuk diskriminon mes popujve të vegjël apo të mëdhenj, të pasur apo të varfër, mes kombësive apo ideologjive të ndryshme. As ne nuk e bëjmë. Kjo është një kohë që të gjithë ne të jemi të bashkuar përballë një kërcënimi dhë armiku të përbashkët.”

Por kreu I OBSH nuk ka asnjë fjalë për akuzat konkrete për dështim të menaxhimit të situatës së pandemisë. Më herët, shefi i Shtëpisë së bardhë, Donald Trump nënvizoi se OBSH nuk e realizoi detyrën themelore për të frenuar sëmundjen.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA


“OBSH dështoi në detyrën themelore dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat që ka shkaktuar koronavirusi. Sikur organizata të bënte punën duke dërguar ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren, dhe duke vënë në dukje mungesën e transparencës së Kinës, shpërthimi mund të ishte izoluar dhe sot do të kishim më pak viktima. Kjo do të shpëtonte mijëra jetë dhe do të shmangte dëmin ekonomik në të gjithë botën. Në vend të kësaj, OBSH mbrojti veprimet e qeverisë kineze.”

Vendimi I Trump nxiti reagime në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se kjo nuk është koha e duhur për të marrë një hap të tillë. Edhe Brukseli zyrtar e quajti vendimin si të pajustifikueshëm”. Ndërsa Kina ka shprehur shqetësim serioz për ndërprerjen e fondeve.

Ndërkohë, shtetet e bashkuara të amerikës shënuan rekordin e ri të viktimave nga Covid 19.  2.405 persona humbën betejën me sëmundjen 24 orët e fundit, duke regjistruar shirën më të lartë brenda një dite.Zyrtarët e shëndetësise kanë bërë apel për të mos pezulluar masat e distancimit social deri në një moment të dytë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë