E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Diçka speciale do të ndodhë në Lindjen e Mesme, për herë të parë në histori të gjithë janë bashkë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me anë të një postimi në Truth Social, ka lënë të nënkuptohet një përparim në krizën e Lindjes së Mesme.

Trump nënvizion se për herë të parë në histori të gjithë janë bashkë për diçka të veçantë.

“Kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë jemi në bord për diçka të veçantë, për herën e parë ndonjëherë. Do ta përfundojmë”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Reklamë

Fjalët e tij pasuan një takim shumëpalësh të martën me udhëheqës nga disa vende me shumicë myslimane, në kuadër të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Takimi me udhëheqësit nga Turqia, Katari, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania u përqendrua kryesisht në konfliktin në Gaza dhe përpjekjet për paqe.

Trump paraqiti një plan me 21 pika që synonte t’i jepte fund luftës në Gaza, të siguronte lirimin e pengjeve dhe të rehabilitonte rajonin nën qeverisje duke përjashtuar Hamasin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë