E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump dhe Putin udhëtojnë me “Bishën”, presidentët nisen drejt Samitit

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu i tij rus janë takur këtë të premte në Alaska, ku do të bisedojnë mbi luftën Ukrainë-Rusi për të gjetur një zgjidhe përfundimtare.

I pari që ka mëbrritur në Alasak ka qenë “Air Force One”, i presidentit Trump dhe 30 minuta më pas ka mbërritur dhe avioni presidencial i Vladimir Putin.

Reklamë

Dy presidentët kanë zbritur në pistë ku kanë shtrëguar duart me njëri-tjetrin.

Një takim i cili ka nisur ngrohtë, ku Trump ka duartrokitur Putin ndërsa afroheshin për shtrëngimin e duarve, i cili ka qenë mjaft i përzemërt.

Më pas dy presidentët kanë hipur në makinën zyrtare të presidentit amerikan, të quajtur “Bisha”.

Të dy presidentët nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në pistën e aeroportit të Anchorage.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi mes dy presidentëve pritet të zgjasë deri në 7 orë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë