Një ditë para se kongresi të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale

mijëra protestues mbushen  rrugët e Uashingtonit ne mbështetje të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

 

Me thirrjen “ ndaloni vjedhjen”  mbështetësit e Trump-it  u mblodhën në Freedom Plaza pranë Shtëpisë e së Bardhë, duke i cilësuar zgjedhjet si të manuipuluara.

 

Demonstruesit u përplasën me policinë, ndërsa 6 persona u arrestuan  për veprat penale, si mbajtja e armëve dhe municioneve dhe sulm ndaj oficereve te policisë.

 

Ndërkohë , Donald Trump, përmes një postimi në twitter përshëndeti protestën.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA-së

 

“Uashingtoni po përmbytet me njerëz që nuk duan të shohin një fitore me vota të vjedhura nga Demokratët e majtë. Ata nuk do të marrin më! Ne po ju dëgjojmë dhe ju duam . Bëni Amerikën përsëri të madhe!”

 

Uashingtoni është përgatitur për protesta të mëdha pas thirrjes së presidentit Trump.

 

Qytetarët  kanë rrethuan  bizneset e tyre për t’i mbrojtur nga demonstruesit e dhunshëm.

 

Ndërkohë kryebashkiakja e Uashingtonit paralajmëroi se trupat e Gardës Kombëtare do të jenë në gatishmërinë për të shmangur përplasjet e mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *