Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mbyllin llogaritë e tyre në Twitter dhe Facebook. Trump i cilësoi gjigandët e teknologjisë një turp për demokracinë.

 

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENT I SHBA-së

“Twitter është një turp për demokracinë, ky rrjet social nuk duhet të lejohet të veprojë. Qytetarët nuk meritojnë të trajtohen në këtë mënyrë nga njerëz inferiorë në Twitter dhe Facebook. Hiqni dorë nga këto rrjete sociale. Janë të mërzitshëm, paraqesin vetëm pikëpamjet e së majtës ekstreme dhe janë të urryer nga të gjithë. Ata janë një turp për vendin tonë”

 

Deklaratën, Trump e bëri një ditë pasi Twitter bllokoi anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Margery Taylor Green lidhur me dezinformimin për koronavirusin.

 

Një vit më parë, gjigandët e teknologjisë mbyllën llogarinë e ish-presidentit me justifikim që ka nxitur dhunën ne 6 janari në kapitol.

 

Trump ngriti padi kundër Facebook, Google dhe Twitter dhe drejtuesve të tyre pasi sipas tij censurojne pikëpamjet konservatore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.