Trump ankohet për Laburistët: Britanikët dërguan dhjetëra vullnetarë për të ndihmuar Kamala Harris

Ndërsa zgjedhjet presidenciale amerikane po afrojnë, Donald Trump akuzoi Partinë Laburiste britanike se po ndërhyn në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Drejtues të fushatës së ish-presidentit paraqitën një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, duke thënë se Laburistët dërguan vullnetarë për t’ju bashkangjitur shtabit elektoral të demokratëve, për të ndihmuar kandidaten për presidente Kamala Harris.
Përplasja më e fundit nisi kur drejtuesja operacionale e Laburistëve Sofia Patel, njoftoi në rrjetet sociale se rreth 100 pjesëtarë të shtabit të kësaj partie ishin nisur për në SHBA për të ndihmuar demokratët amerikanë në Karolinën e Veriut, Nevada, Pensilvani dhe Virxhinia.
Të katër këto shtete janë mes 7 zonave të nxehta që pritet të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit, në të cilat sipas sondazheve ditët e fundit Trump kaloi në epërsi ndaj Harris.
Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer tha për BBC se laburistët kanë dërguar gjithmonë vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk ishte hera e parë. /vizionplus.tv




