E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump akuza ndaj FBI-së për rrjedhje të informacioneve sekrete në media

Donald Trump drejtoi akuza sot ndaj policisë federale amerikane (FBI), e paaftë sipas tij për të demaskuar agjentët e saj që nxjerrin informacione të klasifikuara në media, një deklaratë e pazakontë nga ana e presidentit.

 

“FBI-ja është plotësisht e paaftë për të ndaluar personat që nxjerrin informacione të klasifikuara në lidhje me sigurinë kombëtare, të cilët janë shtuar së tepërmi në qeverinë tonë prej disa kohësh. FBI nuk ka aspak aftësi gjurmimi të personave të brendshëm që kryejnë këto akte. Informacione të klasifikuara kanë dalë në media, një fakt shkatërrues për SHBA. Gjejini Tani”, shkruan ai në disa postime në Twitter.

 

Reklamë

Administrata Trump është në plan mbrotjeje përballë akuzave për lidhje të papërshtatshme me Rusinë, disa hetime janë në proces në lidhje me këtë çështje, duke përfshirë një me FBI-në. Të tronditur nga kjo çështje, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Michael Flynn dha dorëheqjen javën e kaluar.

 

Shumica e akuzave kundër presidentit republikan dhe kabinetit të tij kanë ardhur nga mediat, që citojnë burime anonime në qeveri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë