E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Bota

Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore

Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme me homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky.

Biseda mes dy presidentëve është konfirmuar nga zyra presidenciale e ukrainase.

Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, foli për një bisedë “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” midis presidentëve, detajet e së cilës “do të jenë të disponueshme shumë shpejt”.

Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 40 minuta, në qendër të diskutimit ishte përshkallëzimi i sulmeve ruse kundër Ukrainës dhe furnizimin e Kievit me mbrojtje ajrore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë