E diel, 25 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Tronditet Prizreni! Djali 30-vjeçar vret nënën e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, në rajonin e Prizrenit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se autori i dyshuar është arrestuar. I arrestuari është Ferzidin Boza, rreth 30 vjeç, ndërsa viktima është nëna e tij, T.B., 60 vjeç. Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari ka çrregullime mendore.

Reklamë

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, Boza dyshohet se e vrau nënën duke ushtruar dhunë fizike. Ai u arrestua mëngjesin e sotëm nga njësitet policore, pas një denoncimi për ngjarjen në banesën e familjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë