Kryetarja e partisë në pushtet në gjermani kristian-demokrate, Annegret Kramp-Karrenbauer është ndeshur me kritika të forta ditët e fundit. Pas ngjarjeve në Landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, Aleanca për Gjermaninë dhe me votat e CDU-së u dorëhoq pak ditë më vonë, ka vënë në dyshim autoritetin e Kramp Karrenbauer.

Si pasojë e skandalit të ndikimit në rritje të ekstremistëve të djathtë në Gjermani, shefja e CDU-së vendosi këtë të hënë të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare, si pasuese e Angela Merkelit gjithashtu edhe nga pozicioni i kryetares së partisë në pushtet CDU. Vendimi u mor në presidiumin e partisë në berlin mëngjesin e së hënës.

Pas skandalit në Tyringji për opinionin publik gjerman marrëdhënia politike mes partisë së mazhorancës CDU dhe  partisë Alternativa për Gjermaninë mbetet e paqartë.  Kramp Karrembauer ka deklaruar se  është kundër një bashkëpunimi me partinë e ekstremit të djathtë, por kjo nuk mjaftoi.  Kramp-Karrenbauer u kritikua për keqadministrimin e krizës pas zgjedhjeve të diskutueshme të Kryeministrit në Thuringji. Politikani Thomas Kemmerich u zgjodh Kryeministër të mërkurën e kaluar në parlamentin e shtetit në Erfurt me votat e CDU dhe AfD. Kemmerich më pas u kritikua masivisht për pranimin e zgjedhjeve, të cilat ai nuk do t’i fitonte pa votat e alternatives per gjermanine.

Votat e përbashkëta me populistët e krahut të djathtë shkaktuan zemërim në mbarë vendin.

Pak ditë më parë edhe kancelarja Angela Merkel tha se zgjedhjet e mbajtura në tyringji ishin një ditë e zezë për demokracinë në Gjermani dhe një veprim i pafalshëm që duhet të zhbëhet sa më shpejt,  një ditë që theu një traditë të gjatë e krenare të vlerave të CDU-së.

Gjithashtu Kramp Karrenbauer është akuzuar nga deputetë të partisë së saj për kryesim përgjithësisht të dobët.  Ajo ka qenë kryetare e CDU që nga dhjetori i vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *