Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Trondit mjeku në Shqipëri: Kanë vdekur mbi 15 mijë njerëz nga COVID, qeveria gënjen

27 Maj 08:30

Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë.

Por, të dhënat e detajuara të publikuara nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se meshkujt kanë qenë më të goditur nga Covid-19. Vdekjet e burrave u rritën me 31.6% në 2020-n, përkundrejt 19.2% të grave.

Si rrjedhojë, meshkujt përbënin 56.2% të jetëve totale të humbura në 2020-n, nga 53.7% në vitin e mëparshëm.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Grup-mosha e meshkujve 35-39 vjeç me rritjen më të lartë të fataliteteve

Sipas grup-moshave, pandemia ka dhënë pasoja fatale nga mosha 35 vjeç e lart.

Rritjen më të lartë e kanë shënuar humbjet e jetëve të meshkujve 35-39 vjeç, me rreth 54% më shumë se në vitin 2019, kur nuk kishte pandemi. Rritje dyshifrore konstatohet edhe për grup-moshat nga 40-50 vjeç, por me ritme më të ulëta. Ndërsa grup-mosha mbi 60 vjeç ka një shtim të fataliteteve midis 30-40%.

Të dhënat e tjera të Eurostat, që i publikoi me bazë vjetore tregojnë se në korrik-dhjetor 2020, kur filloi dhe kulmoi vala e pandemisë, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% (nga 5,546 në korrik dhjetor 2019 në 9,360 në korrik dhjetor 2020). Në dy muajt e fundit të 2020-s, kishte dhe javë kur humbjet e jetëve të meshkujve ishin tre herë më të larta se në të njëjtën periudhë në vite normale. P.sh, në javën e 49 u regjistruan 611 vdekje te burrat, tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e një vit më parë dhe dy herë më shumë se e grave po në javën e 49 të 2020-s.

Tek femrat, rritja më e lartë e fataliteteve ishte për grup-moshën 70-74 vjeç, me 45%. Ashtu si me meshkujt, vdekshmëri të lartë kishte edhe grup-mosha 35-39 vjeç, me 30%. Nga mosha 40-50 vjeç për femrat nuk u shënua asnjë fatalitet shtesë në 2020-n.

Në të kundërt, në 2020-n, vdekshmëria e të rinjve, nën 30 vjeç ka shënuar rënie të ndjeshme, teksa karantina dhe mbyllja e shkollave vlerësohet se kanë ndikuar pozitivisht në këtë drejtim.

Allkja: Vdekjet në moshat e reja u rritën nga Covid-19, është spekuluar më të dhënat

Tashmë kur ka kaluar më shumë se një vit nga startimi i epidemisë Covid-19 në Shqipëri diskutimi është mbi statistikat. Mjeku Ilir Allkja tha se, qeveria e retushoi situatën, madje guxoi që nga të zezë ta ngjyrosë atë me rozë.

“Ministrja e Shëndetësisë vetëglorifikohet, ndërsa “ekspertët e komitetit ”certifikojnë “menaxhimin e artë”. Kryeministri kritikon seriozisht vendet më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë. Por ku nuk retushon dot qeveria? Vdekjet, doemos nuk gënjen dot. Shifrat e vdekjeve që raporton INSTAT janë akuza e drejtpërdrejtë se epidemia e Covid-19 në Shqipëri ka bërë kërdinë. Nga qeveria janë raportuar zyrtarisht rreth 131 mijë pacientë të prekur nga Covid-19, ndërsa është e sigurt se janë prekur realisht më shumë se sa 2 milionë shqiptarë. Nga qeveria janë raportuar rreth 2,400 vdekje, por në popullatë vetëm nga Covid-19 kanë ndodhur mbi 15 mijë vdekje. “Ekspertët” e qeverisë theken të mbrojnë tezën se vdekjet e shtuara gjatë vitit 2020 kanë ndodhur për shkak të patologjive të tjera. Unë kam një pyetje për këta “ekspertë”: – Si e shpjegoni ju faktin, sipas të dhënave nga INSTAT, që vdekjet ne grup-moshën 35-39 vjeç për vitin 2020 u rritën me 54%? A është shkak Covid-19? Kjo grup-moshë realisht është e shëndetshme dhe është e vështirë të gjesh të sëmurë kronikë në këtë fashë. Në vitin e kaluar e deri tani shqiptarët përjetuan për herë të parë në histori rritjen negative të popullatës, pra atë situatë kur numri i vdekjeve kalon numrin e lindjeve, duke certifikuar panik tek çdo shqiptar se, nën këtë qeveri, shqiptarët janë një popull në zhdukje. Menaxhimi skandaloz, fshehja e të dhënave, paniku i përhapur në mënyrë pingule, nga lart-poshtë, duan t’i tregojnë shqiptarëve se jeta nuk vlen para propagandës”, thotë dr.Allkja./Monitor

Posted Under:
Kronike
Tagged:
covid ilir allkja Monitor vdekje

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat

më shumë...

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të flakëve

më shumë...

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin e 13-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën 2 vite më parë, reagon ashpër familja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.