Subscribe

TONIN FRROKU

GAZETAR-VIZION PLUS

 

“Korcaret kane fituar me rezultatin 2 me 3 ne prishtine. Lojtaret e Skenderajt kryesuan ne dy sete por Orlando Koja duket se ka zgjidhur gjithcka ne setet e tjera duke e cuar ndeshjen ne set final, set qe eshte fituar nga skuadra e Skenderbeut.”

 

Skënderbeu ka fituar ligën mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti”, pasi ka mundur në finale ekipin e Skënderaj të Kosovës.

 

Me përjashtim të setit final, që është mbyllur lehtësisht me fitoren e korçareve, katër setet e tjera kanë pasur rivalitet deri në pikët e fundit.

 

Një ndeshje që i ka pasur të gjitha, që nga mënyra e organizimit e deri tek rivaliteti në 5 setet e lojës, për të ardhur tek një ceremoni model për shpalljen e skuadrave finaliste.

 

Për trajnerin Orlando Koja dhe volejbollistet Paola Gjata e Elena Bego, ndeshja ka qenë e nivelit të lartë.

 

ORLANDO KOJA

 “Ne e merituan sepse nuk u dorëzuan asnjëhërë dhe pse kundeshtari ishte i fortë. Ne do të bëjmë gjithçka që të fitojme edhet trofe të tjera.”

 

PAOLO GJATA

“Jemi të kënaqura me rezultatin sepse ne thamë gjithçka për të fituar”

 

ELENA BEGO

“Ishte një lojë shumë e vështirë për ne, por ja dolëm të fitonim” 

 

Sekretari i FSHV, Erli Pëllumbi, është shprehur se Federate Shqiptare e Volejbollit dhe ajo e Kosovës, janë të gatshme të organizojnë një kampionat të përbashkët për femra dhe meshkuj.

 

ERLI PËLLUMBI

SEKRETARI I FSHV

“Ajo që në synojmë është që të dy volejbollet të bashkohen me njëra tjetrën”

 

Lojtarja më e mirë e turneut është shpallur volejbollistja e Skënderbeut, Kaila Uilliams.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *