E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Triumfojnë Man. Utd, Psg, Juventus e Bajern

E shtuna ka përcaktuar katër fituese kupash ne 4 prej shteteve kryesore europiane. Ne Angli, Manchester United ka fituar FA Cup mes drithërimave dhe kohës shtese. Ne finalen e Uemblit me Kristal Palace “djajtë” i provuan te gjitha. Fillimisht u gjenden ne disavantazh pas nje goli te Pancheon ne minute e 78, por vetëm tre minuta me pas Juan Mata barazon shifrat. Ne shtese kur te gjithe menduan se do te shihnin penalltitë Van Gaal tregon se ka nje dore te arte sepse Lingard i futur ne loje si Xhoker e tregoi se vërtete është i tille. Ishte nje trofe me shume per holandezin qe do te duhet t’i lere vendin Mourinjos dhe te ngjitet ne tribune per te mbajtur postin e drejtorit sportiv. Ne France, Zlatan Ibrahimovic është larguar si Perandor duke i dhene skuadrës se Paris Sen Zhermen edhe trofeun e kupës se Spanjës. Ne finale kundër Marsejes janë shënuar 6 gola dhe ne fund trofeun e ngriten kryeqytetasit. Fillimisht ishte Matuidi ne minute e 3 qe shënoi, por Thauvin barazoi ne te 12. Pjesa e pare mbyllet ne barazim ndersa e dyta nis me nje 11 metersh te kthyer ne gol nga Ibra. Kavani do te trefishoje shifrat ne te 57 ndërsa Ibrahimovic do t’i çoje ne 1-4 . Goli i Batshuait ne fund vlen per statistike ndërsa Suedezi iken si kampion nga Franca. Ne Rome përpara 73 mije shikuesve Juventusi ben ate qe askush nuk e ka bere me pare. Kthehet ne skuadrën e vetme qe dy vjet rresht fiton edhe kampionatin edhe kupën ne Itali. Gjithashtu per te dytin vit Milani mbetet jashtë Evropës. Deri ne minutën e 110 te ndeshjes te gjithë mendonin se do te duheshin penalltitë per te përcaktuar fituesin,por nuk mendonte keshtu Alvaro Morata qe i future ne fushe vetem dy minuta me pare shenon ndoshta golin e fundit me fanellën e Zonjës se Vjetër. Trofeu shkon ne Torino ndërsa e ardhmja e Morates ende nuk eshte përcaktuar. Ne Gjermani ne Berlin jane dashur 120 minuta dhe me pas emocionet e Penalltive per te përcaktuar fituesen e kupës. Bajerni dhe Borusia e Dortmundit kane luajtur per dy ore dhe nuk kane arritur te shënojnë. Nga pika e bardhe ishin me te sakte bavarezet qe gabuan vetëm nje here ne raport me verdhezinjte qe humben dy penallti. Nje dhurate e bukur per Pep Guardiolen qe largohet duke fituar trofeun e 5 ne tre sezone me Bajernin e Mynihut tre kampionate dhe dy kupa Gjermanije. Ndoshta per kete shkak nuk ka mbajtur lotët pas fitores se trofeut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë