Kryetari i Njësisë Administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, thotë se nuk është ai shënjestra pas vendosjes së një sasie tritoli në afërsi të makinës së tij mbrëmjen e të martës.
Ai shprehet se nuk ka konflikte me njeri, edhe pse policia po heton pistën e një parlajmërimi ndaj tij për shkak të detyrës.
Lexo edhe :
Përveç automjetit është dëmtuar edhe një makinë tjetër që ishte aty pranë, e cila i përket një personi që po darkonte në restorantin ku ndodhi ngjarja.
Eksplozivi u hodh nga një rrugicë krah restorantit. Ndërkohë, policia po vazhdon punën për të identifikuar dhe kapur autorin./vizionplus.tv





