E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Tritoli në makinën e policit, autorët ishin të maskuar, shoqërohen disa persona

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur të dielën në Lezhë ku ju vendos një sasi tritoli automjetit të një efektivi policie.

Dyshohet se ishin dy autorë të maskuar që vendosën lëndën plasëse, ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje, por pa rënë në gjurmët e ndonjë të dyshuari.

Reklamë

Nga ana tjetër  punonjësi i policisë, Gent Gjetja ka mohuar të ketë probleme apo konflikte, çka rrit dyshimin se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës.

Nga shpërthimi pati dëme të shumta materiale në automjet, por fatmirësisht nuk u lëndua askush.

Vazhdo të lexosh

Reklamë